Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Rumani, në veri të Bukureshtit, u ndje veçanërisht në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore gjatë natës së së martës ndaj të mërkurës.
Dridhja dhe zona e ndjeshme
Dridhja, e cila ndodhi në orën 02:48 (me orën lokale dhe greke), me qendër në provincën Vrancea, nuk u ndje vetëm në Rumani, por edhe në Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë, ndërsa pati raportime edhe nga vende të tjera fqinje, si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Dëmet dhe të lënduarit
Dy të lënduar u regjistruan në Rumani, dhe disa dëme të vogla në ndërtesa banimi dhe dyqane.
Burimi: euronews.al










