Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

AKSHI paraqet në SHBA përvojën e Shqipërisë në transformimin digjital dhe IA-në

AKSHI paraqet në SHBA përvojën e Shqipërisë në transformimin digjital dhe IA-në
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani, mori pjesë si folëse në AdvanceGov 2026, organizuar nga Global Government Forum dhe Departamenti i Teknologjisë i Kalifornisë, në Sacramento, SHBA.

Diskutimet për Inteligjencën Artificiale në qeverisje

Gjatë samitit, Kostani kontribuoi në diskutimet mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në qeverisje.

Në panelin “Transformimi i Shërbimeve Publike: Si po ndërtojnë shtetet një qeverisje digjitale për të gjithë”, ajo prezantoi përvojën e Shqipërisë në transformimin digjital të shërbimeve publike.

Fokusi i prezantimit: e-Albania dhe shërbimet digjitale

Në fokus ishin zhvillimet e platformës e-Albania 2.0, ndërveprueshmëria institucionale, thjeshtimi i procedurave administrative dhe garantimi i shërbimeve publike digjitale gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Sipas AKSHI-t, një tjetër fokus ishte zhvillimi i prezantuar si Diella 4.0, asistentja virtuale e Shqipërisë, e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale. Ajo u mundëson qytetarëve të kërkojnë shërbime publike përmes zërit ose tekstit, të plotësojnë automatikisht aplikimet dhe të ndjekin procedurat administrative në mënyrë më të thjeshtë dhe efikase.

/e.i/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha