Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e infrastrukturës prodhuese.
Ajo tha se kur dëgjohen deklarime se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh i gjithë konteksti.
Krizat globale dhe çmimet e energjisë
Ministrja Rizvanolli tha se krizat globale që po përsëriten e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.
“Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, shtoi ajo, sipas Express.
Sfidat e sektorit të energjisë
Ajo përmendi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.
“Jam e vetëdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën, por edhe globalisht”, shtoi ajo.
Burimi: insajderi.org










