Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Tensione mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit

Tensione mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
Foto: lajmifundit.al

Pas mbërritjes së protestuesve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodheshin protestuesit e thirrur nga studentët, lindën debate mes tyre.

Debati për mbështetjen politike

Disa pjesëmarrës shkëmbyen fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve.

Gjatë një bisede, një protestues e pyeti një protestuese se çfarë funksioni ka Sali Berisha në protestën e studentëve.

Ajo u përgjigj se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha i mbështet studentët, ashtu siç, sipas saj, edhe ajo i mbështet ata.

Tone të ashpra ndaj Berishës

Ndërkohë, një tjetër protestues e kundërshtoi praninë dhe ndërhyrjen e Berishës në protestë, duke iu drejtuar me tone të ashpra.

Debati:

Protestuesi: Çfarë funksioni ka Sali Berisha?

Protestuesja: Kam 150 ditë në shesh. Ai na mbështet, ashtu siç i mbështesim ne studentët.

Protestuesi: Çfarë studenteje je ti?

Protestuesja: Jam prej 150 ditësh këtu dhe i mbështes si fëmijën tim.

Një tjetër protestues:

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit! Edhe ti nuk del këtu. Por arsyeja pse nuk del është e qartë: populli dhe rinia nuk të duan, ndaj nxjerr veglat e tua për të prishur protestën.”

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha