Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Lladrovci vlerëson ekspozitën e letërkëmbimit Femi-Xheva si ngjarje të paharrueshme

Lladrovci vlerëson ekspozitën e letërkëmbimit Femi-Xheva si ngjarje të paharrueshme

Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart ekspozitën e letërkëmbimit mes heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, të cilën e quajti të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme, ashtu siç ishin ata të dy.

Postimi i Ramiz Lladrovcit në Facebook:

Ekspozita e letërkëmbimit të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Ekspozita që sjell letërkëmbimin e heroit Fehmi Lladrovci me heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovci gjatë kohës së burgut do të mbetet e kujtuar.

Përveç emocioneve që ngjall, ekspozita është dëshmi e një dashurie shembullore, e cila u flijua për atdheun. Historia e tyre përbën një trashëgimi atdhetare që kalon ndër breza.

Faleminderit Jeta, sepse ke nderuar veten, heroin dhe heroinën, Fehën e Xhevën, me ekspozitën e një letërkëmbimi të jashtëzakonshëm e të papërsëritshëm, ashtu siç ishin ata të dy!

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha