Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Arkivi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës hapin ekspozitë kushtuar Luigj Gurakuqit

Arkivi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës hapin ekspozitë kushtuar Luigj Gurakuqit

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në Prishtinë është hapur ekspozita “Luigj Gurakuqi në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, e cila u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Kjo ekspozitë ofron një rast të posaçëm për t’u njohur më nga afër me jetën dhe kontributin e Luigj Gurakuqit në historinë kombëtare shqiptare.

Instituti i Historisë dhe dokumentet arkivore

Drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala, theksoi se dokumentet arkivore vërtetojnë përkushtimin e Luigj Gurakuqit në arsim, në gjuhën shqipe dhe në çështjen kombëtare.

Në inaugurimin e ekspozitës mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj.

“Nesër konferenca do të ilustrojë aspekte të jetës së Luigj Gurakuqit përmes studiuesve që do të marrin pjesë. Qëllimi i ekspozitës dhe i konferencës së nesërme nuk është vetëm dëgjimi i kumtesave që përgatisin studiuesit, por t’u përcjellim qytetarëve të Kosovës e të Shqipërisë veprën e këtij patrioti të madh”, deklaroi Rrokaj.

Kreu i DPA-së shtoi se institucionet arkivore kanë për mision ruajtjen e dokumenteve, por edhe vënien e tyre në dispozicion të qytetarëve, studiuesve dhe studentëve. Përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet në Kosovë, synohet lehtësimi i qasjes në dokumentet arkivore dhe njohja më e mirë e historisë përmes fakteve dhe dëshmive dokumentare.

Kontributi i Gurakuqit në Rilindjen Kombëtare

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmet Xhemajli, vlerësoi se Gurakuqi ishte një nga personalitetet e shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke theksuar kontributin e tij në zhvillimin e arsimit shqip, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar.

1 nga 5












Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha