Të shtunën, Dogana e Kosovës parandaloi futjen e 150 fishekëve për gjueti, të cilët ishin fshehur në bagazhin e një automjeti në pikën kufitare të Merdarit.
Gjatë procedurave të kontrollit kufitar, zyrtarët doganorë pyetën vozitësin dhe pasagjerët nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar. Ata u përgjigjën negativisht.
Kontrolli dhe gjetja
Pas kësaj, u krye kontrolli rutinor në bashkëpunim me Njësinë e Antikontrabandës, Njësinë e Skanerit të Doganës së Kosovës dhe zyrtarët policorë.
“Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit u zbuluan të kamufluara pesë (5) paketa me nga dhjetë (10) fishekë për gjueti dhe dy (2) paketa me nga pesëdhjetë (50) fishekë, gjithsej 150 fishekë për gjueti”, thuhet në njoftim.
Burimi: insajderi.org









