Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Lundrimi Durrës-Bari pezullohet për shkak të motit të keq

Lundrimi Durrës-Bari pezullohet për shkak të motit të keq
Foto: abcnews.al

Kushtet e këqija të motit që parashikohen për Gjirin e Durrësit dhe detin e hapur kanë detyruar Kapiteneri e Përgjithshme e Porteve të ndalojë lundrimin e trageteve dhe daljen në det të anijeve të peshkimit.

Për shkak të përkeqësimit të motit, dy trageti i linjës Durrës–Bari, që pritej të niseshin gjatë mbrëmjes së sotme, do ta shtyjnë nisjen për në mëngjesin e nesërm.

Pasagjerët do të imbarkohen gjatë mbrëmjes së sotme dhe do të qëndrojnë në bord deri në nisjen e trageteve, kur kushtet atmosferike të lejojnë lundrimin e sigurt.

Ndërkohë, pezullimi i përkohshëm i lundrimit prek edhe anijet e peshkimit, të cilave u është ndaluar dalja në det deri në përmirësimin e situatës meteorologjike.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha