Të shtënat në lagjen Logan Circle
Katër persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Logan Circle të Uashingtonit, DC, të enjten në mëngjes. Incidenti ndodhi në një zonë rreth 1.6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave ndërkombëtare, policia njoftoi se të shtënat u raportuan në disa pika të lagjes dhe autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e incidentit apo gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Masat e policisë dhe zona e bllokuar
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e bllokut 1500 të Rrugës së 15-të, ku ndodhen disa biznese, një kishë dhe ndërtesa banimi. Një pjesë e madhe e zonës u rrethua, ndërsa rrugët përreth u bllokuan për shkak të operacionit të gjerë policor.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe agjentë të Byrosë Federale të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF), të cilët po ndihmojnë autoritetet lokale në hetimin e ngjarjes.
Burimi: euronews.al










