Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Aksion kundër garave off-road në Bjeshkët e Nemuna, paralajmërohen gjoba

Aksion kundër garave off-road në Bjeshkët e Nemuna, paralajmërohen gjoba
Foto: reporteri.al

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” paralajmëron kontrolle dhe masa ligjore ndaj personave që lëvizin me automjete off-road dhe motoçikleta jashtë rrugëve të lejuara në zonat natyrore.

Aksioni vetëdijesues në Mokna

Të dielën, në zonën e Moknës, Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të DAPK-së, zhvilloi një aksion vetëdijesues për personat që përdorin mjete motorike në këtë zonë.

Sipas njoftimit, Mokna është zonë e propozuar për mbrojtje dhe ka vlera të rëndësishme natyrore e peizazhore, të cilat rrezikohen nga lëvizja e pakontrolluar e automjeteve jashtë rrugëve të lejuara.

Dëmet ndaj mjedisit

DAPK-ja theksoi se qarkullimi i tillë dëmton peizazhin natyror, mbulesën bimore, tokën dhe qetësinë e habitateve natyrore. Drejtoria bëri të ditur se rregullat vlejnë për gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e jo vetëm për zonën e Moknës.

Qytetarëve dhe adhuruesve të aktiviteteve motorike u kërkohet të mos qarkullojnë jashtë rrugëve të lejuara dhe të tregojnë përgjegjësi ndaj mjedisit.

“Kontrollet dhe mbikëqyrja në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave”, thuhet në njoftim.

“Natyra nuk është pistë garash! Mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët”, përfundoi DAPK-ja.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha