Është mbyllur pjesa e parë e derbit të xhiros së 11-të në Premier League, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Në ndeshjen që po luhet në “Anfield”, Liverpooli po fiton 2-0 pas pjesës së parë, me dy gola të shpejt të shënuar.
Dy gola të shpejtë të Liverpoolit
Pasi Leny Yoro u dënua me karton të kuq direkt në minutën e tetë, Liverpooli shënoi dy minuta më vonë nga goditja e dënimit.
Ishte Dominik Szoboszlai që shënoi golin e parë, për 1-0, në minutën e dhjetë.
Tre minuta më vonë, Liverpooli e dyfishoi epërsinë.
Skuadra vendase e gjeti golin e dytë me anë të Florian Wirtz, i cili u asistua nga Rio Ngumoha.
Pozita e klubeve në tabelë
Nëse ndeshja përfundon me fitore për Liverpoolin, skuadra e Andoni Iraolas do të shkonte në 21 pikë në vendin e katërt, me vetëm shtatë pikë larg Arsenalit, që e kryeson tabelën.
Ndërkohë, te Unitedi debutoi sot trajneri i ri, Mauricio Pochettino.
Unitedi do të mbetej i 19-ti në tabelë, me vetëm tetë pikë nga 11 ndeshje./GazetaExpress/
Burimi: www.gazetaexpress.com









