Një vetëaksident ka ndodhur sot në Gjakovë, në rrugën “Shaban Polluzha”.
Kështu ka bërë me dije për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi.
Njësitë policore në vendngjarje
“Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetëaksident trafiku në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet nga policia.
Burimi: www.gazetaexpress.com









