Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ilir Meta paraqet katër propozime për ndryshimin e sistemit politik

Ilir Meta paraqet katër propozime për ndryshimin e sistemit politik
Foto: kohajone.com

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka renditur propozimet që sipas tij mund t’i japin fund asaj që e cilëson si “regjimi i Arbitraritetit Ekstrem”. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se zgjidhja fillon me rikthimin te Kushtetuta e para ndryshimeve të vitit 2008, hapjen 100% të listave për deputetët dhe këshilltarët bashkiakë, sanksionimin në Kushtetutë të një Qeverie Teknike përpara çdo procesi zgjedhor, si dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli.

Propozimet e Metës

“Vetëm rikthimi te Kushtetuta e para ndryshimeve të vitit 2008, listat 100% të hapura për deputetët dhe këshilltarët bashkiakë, sanksionimi kushtetues i Qeverisë Teknike përpara çdo palë zgjedhjesh dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli mund t’i japin fund regjimit të Arbitraritetit Ekstrem, të instaluar prej 18 vitesh (nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008), që ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi dhe që ka zhytur në varfëri ekstreme gjysmën e shqiptarëve që jetojnë këtu. Kushdo që nuk i pranon këto zgjidhje i shërben regjimit të Arbitraritetit Ekstrem”, shkruan Meta.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha