Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Moderatorja e njohur humb jetën pak orë pas ditëlindjes

Moderatorja e njohur humb jetën pak orë pas ditëlindjes
Foto: privebruto.com

Prezantuesja televizive Ada Suleyman humbi jetën në një aksident trafiku në Baku, Azerbajxhan, vetëm pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.

Suleyman, e cila punonte te televizioni ARB TV, po udhëtonte me mikun e saj, Anar Karimov, kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me pjesën e pasme të një kamioni.

Aksidenti ndodhi në orët e para të 23 nëntorit dhe të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas “Daily Star”, prezantuesja kishte rezervuar një shofer për t’u kthyer në shtëpi pas festës së ditëlindjes, por Karimov kishte këmbëngulur ta drejtonte vetë automjetin.

Shkaku i aksidentit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ndërsa familjarët e Karimovit kanë mohuar pretendimet se ai ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vdekja e papritur e prezantueses ka tronditur ndjekësit e saj, të cilët vetëm pak orë më parë e kishin uruar për ditëlindje në rrjetet sociale.

Mediat e Azerbajxhanit raportojnë se për rastin është hapur një çështje penale dhe janë urdhëruar ekspertiza për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Prive By LS

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ada Süleymann (@ada_suleymann)

Moderatorja e njohur humb jetën pak orë pas ditëlindjes

 

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha