Xavi Espart, mbrojtësi i Barcelonës, ka nënshkruar kontratën e re që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2030.
Marrëveshja ishte konfirmuar muajin e kaluar, por sot (e premte) talenti i akademisë La Masia e firmosi dokumentin zyrtar në zyrën e presidentit Joan Laporta.
Ngjitja e shpejtë në ekipin e parë
Në njoftimin e klubit thuhet se Espart ka firmosur kontratën e re dhe do të qëndrojë te FC Barcelona deri në vitin 2030. Kjo konsolidon ngjitjen e tij të shpejtë në muajt e fundit, pasi u bë pjesë e ekipit të parë dhe një lojtar i rëndësishëm në rolin e mbrojtësit anësor.
Një zbulim i madh këtë sezon
Mbrojtësi krahu polivalent është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Barcelonës këtë sezon. Ai fitoi shpejt besimin e trajnerit Hansi Flick dhe u bë një figurë kyçe në formacion.
Talenti 19-vjeçar po kalonte një moment të artë, pasi kishte shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së. Por një dëmtim i hershëm në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së radhës kundër Real Madridit në El Clasico e ndaloi përparimin e tij. Pritet që ai të rikthehet në fushë në fillim të janarit.
Burimi: www.albeu.com









