Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve

Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve
Foto: euronews.al

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot, më 15 nëntor, ndaj Bjellorusisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një përballje të rëndësishme për kreun e grupit dhe promovimin direkt në Ligën B.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00, në Hungari, për shkak të kufizimeve të UEFA-s ndaj Bjellorusisë.

Forma e dy skuadrave

Të dyja përfaqësueset vijnë pas fitoreve 2-0 në ndeshjet e tyre të fundit, çka e bën edhe më sfiduese përballjen e sotme.

Mungesa kryesore në formacionin kuqezi është ajo e Ylber Ramadanit, i cili është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Juljan Shehu, me Qazim Laçin si alternativë.

Mungesat dhe kthimet te Bjellorusia

Në anën tjetër, Bjellorusia do të ketë sërish në dispozicion sulmuesit Artem Shumansky dhe Herman Barkouski, të cilët kanë shlyer pezullimet. Megjithatë, bjellorusët do të jenë pa mesfushorin Aleksandr Svirepa, të skualifikuar, dhe mbrojtësin Vladislav Kalinin, i cili mungon për shkak të lëndimit.

Formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme:

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj (Pilios); Asllani, Shehu (Laçi); Uzuni (Seferi), Muçi, Hoxha; Manaj.

Bjellorusia (4-2-3-1): Lapoukhov; Lukashov, Volkov, Gomanov, Pechenin; Selyava, Bocherov; Kontsevoy, Ebong, Gromyko; Simanenka (Barkouski ose Shumansky).

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha