Derbi i xhiros së 16-të të Ligës së Parë, i luajtur të dielën në Hajvali, përfundoi 1:1 mes Prishtinës së Re dhe Lirisë.
Liria shkon para në ndeshje
Liria kaloi e para në epërsi: në minutën e gjashtë, Drin Ymeri shënoi për 0:1 pas asistimit të Albion Kurtajt. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Barazimi i vendasve
Vendasit reaguan në minutat e fundit të ndeshjes, kur Bujar Shabani shënoi golin që vulosi barazimin 1:1.
Pas këtij rezultati, Liria kryeson tabelën me 36 pikë. Ekipi prizrenas ka shënuar deri tani 11 fitore, tri barazime e një humbje dhe ka edhe një ndeshje të papërfunduar.
Prishtina e Re renditet e dyta me 33 pikë, pas dhjetë fitoreve, tri barazimeve dhe tri humbjeve.
Burimi: www.albeu.com









