Shqipëria shkon në duelin e sotëm kundër Bjellorusisë si favorite, jo vetëm sepse udhëheq grupin e Ligës së Kombeve.
Shqipëria në avantazh
Historia e përballjeve, renditja e FIFA-s dhe koeficientët e bastit tregojnë se kuqezinjtë janë sot favoritë në përballjen e fundit të grupit kundër Bjellorusisë.
Kombëtarja e nis këtë ndeshje si vendi i parë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, dhe i mjafton edhe një barazim për ta mbajtur pozicionin. Përveç kësaj, humbja e vetme e Bjellorusisë në Ligën e Kombeve ka ardhur pikërisht nga Shqipëria.
Historia dhe renditja
Bjellorusia dhe Shqipëria janë përballur tetë herë. Dy herë kanë fituar rivalët, dy herë ka përfunduar barazim, ndërsa katër herë kanë dalë fitimtare kuqezinjtë. Shqipëria renditet e 66-ta në përditësimin e fundit të FIFA-s të muajit tetor, ndërsa Bjellorusia e 94-ta, 28 vende më poshtë.
Koeficientët e bastit
Për ndeshjen që nis në orën 18:00, fitorja e Bjellorusisë kuotohet me 4.20, ndërsa ajo e Shqipërisë me 1.95. Barazimi ka koeficientin 3.20.
Për të gjykuar ndeshjen, UEFA ka caktuar arbitrat nga Kroacia, me kryesues Igor Pajac.
Burimi: shqiptarja.com










