Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Rast i veçantë në Kombëtare: fanellën e Muçit merr një lojtar i ri

Rast i veçantë në Kombëtare: fanellën e Muçit merr një lojtar i ri
Foto: balkanweb.com

Ernest Muçi mungon te Kombëtarja për ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Fanella e tij me numrin 10 i ka kaluar Feta Fetait, siç raporton “Panorama Sport”. I 21 vjeçari, edhe pse është thirrur disa herë me kuqezinjtë, nuk ka regjistruar asnjë minutë lojë dhe është bërë një rast i veçantë. Për mesfushorin me tipare mbrojtëse, kjo është hera e tretë që përfshihet në skuadër gjatë dy viteve të fundit.

Ysni Ismaili në listën e re

Ysni Ismaili është risia në listën me 23 lojtarë. Mbrojtësi i Dinamos merr vendin e Ylber Ramadanit, i cili mungon për shkak të pezullimit nga kartonët. Ismaili merr pikërisht fanellën me numër 20 që mban Ramadani.

Ndeshja në Budapest

Ramadani dhe Muçi do ta shohin ndeshjen bashkë me Klevi Qefalinë në tribunën e stadiumit “Illovszky Rudolf” në Budapest.

Shqipërisë i mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë për ta mbyllur në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha