Një kontrast i veçantë këtë mbrëmje në zemër të Tiranës, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bërë pikëtakimi i dy atmosferave krejt të ndryshme.
Protesta para Kryeministrisë
Nga njëra anë, para godinës së Kryeministrisë, një grup i vogël njerëzish është mbledhur për protestën e radhës, ndërsa nga ana tjetër, në të njëjtin bulevard, shumë tifozë kuqezi po ecin drejt stadiumit “Air Albania”, ku do të luhet ndeshja Shqipëri–Finlandë.
Tifozët drejt stadiumit
Ndërsa një grup qytetarësh ka zgjedhur ta kalojë pasditen duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, shumë të tjerë janë nisur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.
Kështu, në të njëjtin bulevard, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit, takohen dy realitete të ndryshme të kryeqytetit: protesta para Kryeministrisë dhe atmosfera e futbollit që shoqëron tifozët në rrugën drejt stadiumit.
Një pamje e veçantë e një pasditeje në Tiranë, ku politika dhe futbolli ndajnë për disa orë të njëjtin bulevard, por jo të njëjtën atmosferë.
Burimi: shqiptarja.com










