Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Inspektorati ndalon punimet në kantierin e Prishtinës për shkelje sigurie

Inspektorati ndalon punimet në kantierin e Prishtinës për shkelje sigurie
Foto: insajderi.org

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Për shkak të këtyre gjetjeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në largimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta të punës.

Në njoftimin e tij, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha