Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime

Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime
Foto: telesport.al

Zlatan Ibrahimović, aktualisht këshilltar i lartë i “RedBird” për Milanin, ka shkruar parathënien e librit “Il Milan nel mondo”, botuar nga Giunti, ku rrëfen lidhjen e veçantë me klubin kuqezi.

Një lidhje që tejkalon futbollin

“Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime. Është gjithashtu i vetmi klub që më bindi të kthehesha. Gjatë karrierës kam veshur fanella legjendare, kam luajtur në qytete të mrekullueshme dhe kam fituar kudo, por Milani ishte diçka ndryshe. Ishte i vetmi klub që arriti të më rikthente, i vetmi për të cilin ndjeva nevojën të nisja gjithçka nga e para.

Mes meje dhe këtyre ngjyrave është krijuar një lidhje që shkon përtej futbollit, trofeve, madje edhe kohës. Milani më dha lumturi herën e parë dhe dashuri herën e dytë.

Më shumë se një koleksion trofesh

Milani nuk është thjesht një koleksion trofesh. Është identitet, një mënyrë të jetuari futbollin dhe botën. Kudo që shkon, lë gjurmë. Kush bëhet pjesë e Milanit, ndonjëherë nuk largohet më kurrë”, shkruan Ibrahimović.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha