Milani po përgatitet të jetë protagonist edhe në merkaton e janarit, pas 150 milionë eurove të shpenzuara gjatë verës. “Në merkato do të vazhdojmë të jemi agresivë, oportunistë dhe do të përforcojmë skuadrën me lojtarë të denjë për Milanin”, deklaroi Gerry Cardinale.
Prioriteti: mbrojtja
Tomori dhe Terracciano mund të largohen për t’i hapur rrugë Gonçalo Inacios, të cilin e kërkon Amorim. Mbrojtësi ka klauzolë 60 milionë euro, por Sporting Lisbona mund ta lejojë largimin për rreth 40 milionë.
Sulmi dhe objektivat e tjerë
Dëmtimet serioze të Saelemaekers dhe Chukwueze diktojnë ndërhyrje edhe në sulm. Një objektiv është Endrick i Real Madridit, i preferuari i Cardinale. Braziliani u shpreh: “Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Kërkoj vetëm atë që është më e mira për karrierën time”.
Një tjetër objektiv është Tresoldi i Club Brugge, i vlerësuar të paktën 35 milionë euro. Ai është tifoz i Milanit.
Burimi: telesport.al









