Komisioni Hetimor Parlamentar do të mblidhet në orën 09:00 për seancën e radhës. Ai shqyrton veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Anëtarët e komisionit pritet të vendosin në rend dite zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm që do të mbështesin punën hetimore.
Qëllimi i hetimit
Hetimi synon të përcaktojë përgjegjësitë institucionale për rastin e Arlinda Zekajt. Po ashtu, do të shqyrtojë se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Një nga qëllimet kryesore është evidentimi i veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Burimi: www.albeu.com










