Dashi
Dite mjaft e animuar dhe e ngrohtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme dhe do ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët do fillojnë një lidhje serioze e cila ka për të zgjatur përgjithmonë. Në planin financiar tregohuni të matur. Nëse shpenzoni pa kursim, do keni probleme goxha serioze edhe më pas.
Demi
Ditë goxha delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mos e acaroni për gjithçka partnerin tuaj, sepse edhe durimi i tij ka një kufi. Beqarët do ndihen të hipnotizuar nga dikush dhe do bëjnë gjithçka që ai do u thotë. Kujdes, sepse gabimet doju dhembin më vonë. Dielli do jetë planeti që do t’ua mbrojë financat. Do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.
Binjakët
Ditë shumë e trazuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me personin që keni në krah. Beqarët do janë gjithmonë të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga propozimet që do u bëhen. Në planin financiar gjithçka do t’ju ecë mirë, sepse situata do jetë më e qëndrueshme se kurrë.
Gaforrja
Atmosfera në çift do jetë shumë e ftohtë sot. Kjo do sjellë edhe disa debate me partnerin, kështu që tregohuni gjithmonë të matur. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Nëse e teproni me shpenzimet, do t’ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit, dhe jo të gjithë do mund t’ju mbështesin.
Luani
Mos u tregoni posesivë sot ju të dashuruarit, sepse mund të keni probleme goxha serioze. Merrini gjërat sa më të qetë që të mundeni. Beqarët do kërkojnë pa fund, por nuk do ta gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Bëni edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe, kështu që mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë se zakonisht.
Virgjëresha
Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Tregohuni shumë të matur me atë që keni në krah dhe mos prekni asnjë çast tema delikate, nëse nuk doni të keni më shumë probleme. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe do bëjnë atë që do ndiejnë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithmonë ekuilibri. Do jeni të arsyeshëm dhe largpamës gjatë gjithë kohës.
Peshorja
Ditë goxha e trazuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Përpiquni të tregoheni realistë dhe mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes për ato që duan të bëjnë, sepse përndryshe situata do u del jashtë kontrollit. Financat do jenë goxha të mira. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim, i cili më vonë do sjellë më shumë përfitime.
Akrepi
Ditë shumë e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shprehini sa më shumë ndjenjat, sepse vetëm kështu gjërat do ecin siç keni dashur. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me surpriza të mrekullueshme. Financat do mbrohen në çdo moment nga yjet. Do i bëni mirë llogaritë dhe nuk do keni asnjë problem në këtë sektor.
Shigjetari
Të nxitur nga Saturni, do kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ia arrini qëllimit. Edhe beqarët do ndihen mirë falë disa takimeve impresionuese që do realizojnë. Gjithçka ka për të qenë shumë ndryshe për ta. Në planin financiar do përballeni me probleme nëse nuk i vini frenin shpenzimeve. Lërini për më vonë edhe disa investime të menduara.
Bricjapi
Perspektivat do jenë shumë të mira sot për jetën tuaj në çift. Tensioni do marrë fund një herë e përgjithmonë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë se kaq. Sektori i financave do jetë i mirë. Nuk do keni as probleme për të kryer disa shpenzime më shumë se zakonisht. Do jeni të qetë në çdo moment.
Ujori
Do përballeni me disa surpriza jo të mira sot ju të dashuruarit, dhe në disa momente do ndiheni keq. Kërkoni ndihmë nga disa familjarë, sepse ata do t’ju japin këshillat e duhura. Beqarët as që do tentojnë të joshin ndonjë person, sepse do jenë gjithë ditën plot angazhime. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar ngadalë, falë masave të rrepta që keni marrë.
Peshqit
Ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur si duhet mes jush dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Shumë persona të jashtëm do t’ju kenë zili. Beqarët nuk duhet të nxitohen, sepse disa do kërkojnë thjesht të tallen me ju. Edhe pse financat do jenë më të mira se më parë, nuk duhet të bëni investime të mëdha.
Burimi: lajmifundit.al










