Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ausilio: Interi u la më i fortë se kurrë, Marotta nuk e kam takuar më

Ausilio: Interi u la më i fortë se kurrë, Marotta nuk e kam takuar më
Foto: telesport.al

Piero Ausilio, ish-drejtori sportiv i Interit, foli në “Social Football Summit” në Torino për largimin nga klubi zikaltër pas shumë vitesh dhe për të ardhmen e tij.

Largimi nga Interi

“Jam shumë mirë. Ishte një periudhë e rëndësishme, e gjatë dhe e veçantë, por edhe historitë e bukura kanë një fund. Mendoj se ishte momenti i duhur. Gjithmonë e kam imagjinuar largimin pas një fitoreje të madhe, një titulli kampion dhe një Kupe Italie. Interi i sotëm fitues kaloi edhe përmes momenteve të vështira që përjetuam”.

Marrëdhëniet me drejtuesit

Për marrëdhënien me drejtuesit, ai shtoi: “Me Marottën nuk kam pasur më rastin të flas, ndoshta është shumë i zënë. Me Dario Baccin flas dhe takohem rregullisht. Marrëdhëniet nuk zhduken papritur”.

Ausilio zbuloi edhe se Cesc Fabregas ishte një kandidat për stolin zikaltër, por theksoi se Cristian Chivu e dinte se ishte zgjedhja e klubit.

E ardhmja

Për të ardhmen, ai pranoi: “Premier League është një projekt joshës. Nëse do të më vinte një mundësi, do ta konsideroja seriozisht”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha