Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona ndërton memorial për tifozët, varreza pranë Camp Nou

Barcelona ndërton memorial për tifozët, varreza pranë Camp Nou
Foto: telesport.al

Duke qenë se dashuria për skuadrën e zemrës është e përjetshme, Barcelona ka nisur një iniciativë të veçantë. Projekti “Memorial FC Barcelona”, me hapjen e parashikuar për vitin 2027, do t’u ofrojë tifozëve mundësinë për të pushuar përgjithmonë pranë stadiumit të tyre të dashur, “Camp Nou”.

Një varrezë pranë stadiumit

Bëhet fjalë për një varrezë me sipërfaqe 1500 metra katrorë, e vendosur afër impiantit katalan. Ky ide është zbatuar tashmë edhe në vende të tjera, si Spanja dhe Brazili.

Burime të reja për klubin

Nisma pritet të sjellë të ardhura për klubin, i cili përballet me borxhe të konsiderueshme, të rënda edhe për shkak të kostove të rikonstruksionit të stadiumit. Çmimi fillestar për një vendvarrim do të jetë 2500 euro, pa përfshirë tarifat e tjera vjetore shtesë.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha