Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Violeta Kukaj bëhet gjyshe për herë të dytë

Violeta Kukaj bëhet gjyshe për herë të dytë
Foto: kosovarja-ks.com

Këngëtarja Violeta Kukaj është bërë gjyshe për herë të dytë. Vajza e saj, Njomza, ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nart.

Urimi i gjyshes për nipin

Me këtë rast, këngëtarja ka ndarë një urim të veçantë për vajzën dhe nipin e saj. Ajo ka publikuar fjalët e saj të përzemërta:

“Mirë se erdhe në jetë, engjëlli ynë i vogël! Të uroj një rritje të mbarë, të shëndetshme e plot lumturi. Nart, Nanushi të do shumë!”.

Gëzimi i familjes

Ky është nipi i dytë i Violetës, e cila ka ndarë publikisht gëzimin për ardhjen e tij në jetë, shkruan “Kosovarja”.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha