Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande (33) bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq së bashku me të dashurin e saj Ricky Alvarez, me të cilin ka rinisur lidhjen pas gati një dekade.
Çifti mbërriti bashkë në premierën e filmit të saj të ri “Focker-in-Law” në New York City më 11 nëntor, raporton People, transmeton Indeksonline.
Pamja e çiftit në premierë
Ariana zgjodhi një fustan të gjatë me vija të bardha, me detaje lulesh në pjesën e sipërme dhe një fund të gjatë për premierën. Ajo i lidhi flokët në bisht, të zbukuruar me një fjongo të bardhë. Ricky mbante një xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse.

Historia e lidhjes së tyre
Ariana dhe Ricky u njohën gjatë turneut të saj “The Honeymoon Tour”, ku ai punonte si balerin. Ata filluan të dilnin së bashku në prill të vitit 2015, por u ndanë në korrik të vitit 2016.
Gati një dekadë më vonë, ata janë rilidhur. Thashethemet për një pajtim u përhapën në qershor të këtij viti, kur u panë duke drekuar së bashku në Austin të Teksasit. Në gusht, Ariana postoi disa foto të tyre bashkë në Instagram, duke konfirmuar se ishin përsëri së bashku./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net










