Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Legjenda italiane: Zhegrova është lojtar për gjysmë ore

Legjenda italiane: Zhegrova është lojtar për gjysmë ore
Foto: reporteri.al

Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka vënë në dyshim ndikimin e Edon Zhegrovës te Juventusi, duke thënë se lojtari i Kosovës mund të jetë efikas vetëm për një pjesë të shkurtër të ndeshjes.

Duke folur në emisionin “Viva El Futbol”, Cassano e përfshiu Zhegrovën në mesin e lojtarëve që, sipas tij, janë “klasikë për gjysmë ore lojë”.

Transferimi dhe roli në ekip

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar.

Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka regjistruar dy gola dhe dy asistime, ndonëse vazhdon të inkuadrohet kryesisht në pjesën e dytë të ndeshjeve.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha