Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ismaili ndaj Finlandës: Katër lojtarë në tribunë, Maran zgjedh formacionin

Ismaili ndaj Finlandës: Katër lojtarë në tribunë, Maran zgjedh formacionin
Foto: albeu.com

Rolando Maran ka zgjedhur katër emrat që do ta ndjekin ndeshjen Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”. Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën, siç raporton “Panorama Sport”.

Zgjedhja nuk përmban surpriza, pasi “Panorama Sport” kishte paralajmëruar për Fetain, Qefalijën dhe Sinën. Edhe risia nga Dinamo, Ismaili në krahun e djathtë të mbrojtjes, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian.

Sfida me Finlandën vlen për raundin e pestë të Ligës së Kombeve. Takimi do të nisë në orën 20:45, pikërisht sot, më 12 nëntor.

Kuqezinjtë kanë nevojë vetëm të shmangin humbjen, e cila do të ishte tronditëse. Kështu do të mbeteshin në vendin e parë të Grupit C1.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha