Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Argjentina përfshin mbrojtjen e kafshëve në mësimin shkollor

Argjentina përfshin mbrojtjen e kafshëve në mësimin shkollor
Foto: kultplus.com

Për herë të parë në Argjentinë, edukimi për respektimin dhe mbrojtjen e kafshëve do të bëhet pjesë e detyrueshme e programeve shkollore.

Legjislatura e Buenos Airesit miratoi njëzëri Ligjin për Dhembshurinë (Ley de Compasión), i cili parashikon përfshirjen graduale të edukimit për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve në shkollat publike dhe private, nga arsimi parashkollor deri te formimi i mësuesve, raporton gazeta argjentinase El País.

Çfarë do të mësojnë nxënësit

Në kuadër të kësaj nisme, nxënësit do të mësojnë të identifikojnë rastet e keqtrajtimit dhe braktisjes së kafshëve, të kujdesen në mënyrë të përgjegjshme për to dhe të bashkëjetojnë me kafshët në hapësirat publike.

Programi do të përfshijë gjithashtu informacione mbi vaksinimin, sterilizimin dhe shërbimet veterinare.

Zbatimi i ligjit

Ministria e Arsimit e Buenos Airesit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e ligjit, përmes trajnimit të mësuesve dhe përgatitjes së materialeve edukative të përshtatura për grupmosha të ndryshme.

Nisma synon të promovojë respektin ndaj kafshëve dhe të ndërtojë një kulturë përgjegjësie që në moshë të hershme./atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha