Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Maran shpall listën e Kombëtares për sfidat e nëntorit

Maran shpall listën e Kombëtares për sfidat e nëntorit
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër, në orën 12:00, listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Tekniku do ta bëjë shpalljen gjatë konferencës për media që do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit, ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e tij.

Përgatitjet për ndeshjet vendimtare

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë zyrtarisht të hënën, me kuqezinjtë që fillojnë përgatitjet për dy sfidat vendimtare. Ndeshja ndaj Finlandës luhet më 12 nëntor, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa ajo ndaj Bjellorusisë luhet më 15 nëntor, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari.

Renditja në grup

Shqipëria renditet aktualisht në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda, me nga 7 pikë secila.

/gj.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha