Prokuroria e Posaçme dyshon se biznesmeni Ergys Agasi i vuri në dispozicion një rrjet ndërkombëtar grupit kriminal që drejtohej prej tij. Burime për Report Tv thonë se komunikimet e Ergys Agasit me dy shtetas izraelitë janë përdorur nga SPAK për të argumentuar rrezikun e arratisjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, nëse ajo do të lihej e lirë dhe jo me masën e arrestit në shtëpi që është tani në fuqi.
Komunikimet me shtetasit izraelitë
Burimet i thanë Report Tv se Agasi u fliste dy izraelitëve për raportin e afërt me Hysenin. Në një mesazh të dërguar më 22 gusht, shtetasit izraelit, i regjistruar në telefon si Shalev Israel, Agasi i shkruante: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret.”
Në një tjetër komunikim më 6 gusht, përmes aplikacionit “Signal”, Agasi i shkruante izraelitit Srulik Einhorn Koces: “Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e shërbimit sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera.”
Vlerësimi i prokurorisë
Për prokurorinë, ky rrjet mund t’i siguronte Hysenit mundësi arratisje apo fshehjeje.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Burimi: shqiptarja.com










