Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Seanca për ish-çiftin Meta-Kryemadhi vijon në GJKKO

Seanca për ish-çiftin Meta-Kryemadhi vijon në GJKKO
Foto: top-channel.tv

Në GJKKO vijon seanca për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, ku të dy janë të pranishëm në sallë.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, në fillim të seancës Meta paraqiti tre kërkesa: të largohej nga kafazi i xhamtë dhe të ulej pranë avokatit, të lejoheshin kamerat të transmetonin procesin gjyqësor, dhe të verifikoheshin pajisjet e përgjimit në ambientet e paraburgimit gjatë takimeve me avokatin mbrojtës Bujar Musta.

Prokurori Arben Kraja tha se nuk është dakord me lejimin e kamerave dhe se pasojat e përgjimit në paraburgim që pretendohet janë jashtë kompetencave të SPAK. Sa i takon kërkesës për daljen nga kafazi, ai ia la vendimin gjykatës.

Pasi u tërhoq për vendim, gjykata rrëzoi dy kërkesat. Për pretendimet mbi komunikimet e Metës me avokatin, gjyqtari Erion Bani tha se do t’ia përcjellë çështjen Drejtorisë së Burgjeve.

Parashtrimet e Monika Kryemadhit për interkonjuksionin

Ndërkohë Monika Kryemadhi po paraqet para gjykatës parashtrimet e saj për interkonjuksionin, një nga episodet e akuzës për korrupsion. Ajo deklaroi se mesazhet janë nxjerrë nga konteksti nga SPAK dhe se Adrian Shatku është kushëriri i saj.

“90% e mesazheve janë nxjerrë nga konteksti. Asnjë nga mesazhet që po lexoj deri në faqen 70 nuk provon korrupsionin. Nuk ka prova që kam ushtruar ndikim të paligjshëm”, deklaroi ndër të tjera Kryemadhi, e cila kishte printuar mesazhet.

Në një mesazh të dërguar nga Shatku thuhej “Meta is right”, ndërsa Kryemadhi tha me batutë “Meta is always right”, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në GJKKO po zhvillohet këtë të enjte seanca e themelit, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Kryemadhit dhe Metës.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha