Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Statistikat e Superiores: më shumë gola, më pak kartonë se sezoni i kaluar

Statistikat e Superiores: më shumë gola, më pak kartonë se sezoni i kaluar
Foto: kohajone.com

Abissnet Superiore 2026–2027 ka regjistruar tregues pozitivë në aspektin sportiv pas përfundimit të 10 javëve të para, me një rritje të ndjeshme të numrit të golave, më shumë futbollistë të aktivizuar dhe një ulje të kartonëve krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

Rritja e golave dhe e asistimeve

Në 50 ndeshjet e zhvilluara deri në javën e 10-të, skuadrat kanë shënuar gjithsej 131 gola, kundrejt 96 golave në sezonin 2025–2026. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 36%, ndërsa mesatarja ka shkuar në 13.1 gola për javë, nga 9.6 që ishte një sezon më parë.

Edhe numri i asistimeve ka shënuar rritje, duke kaluar nga 40 në 64, një tjetër tregues i produktivitetit ofensiv të skuadrave në këtë edicion. Egnatia kryeson në këtë aspekt me 20 gola të shënuar, ndërsa Atdhe Mazari dhe Bernard Karrica janë golashënuesit më të mirë deri në këtë fazë, me nga 6 gola secili.

Më shumë futbollistë të aktivizuar

Një tjetër element pozitiv është rritja e numrit të futbollistëve të aktivizuar. Në 10 javët e para të këtij sezoni kanë zbritur në fushë 290 lojtarë, kundrejt 268 në sezonin e kaluar. Gjithashtu, mosha mesatare e futbollistëve është ulur nga 25.45 në 24.46 vjeç, duke reflektuar një kampionat me profil më të ri sa i përket futbollistëve të aktivizuar.

Statistikat e Superiores: më shumë gola, më pak kartonë se sezoni i kaluar

Ulja e kartonëve

Në aspektin disiplinor, statistikat tregojnë një ulje të numrit të kartonëve. Në 50 ndeshjet e këtij sezoni janë dhënë 236 kartonë të verdhë dhe 8 kartonë të kuq, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ishin regjistruar 279 kartonë të verdhë dhe 14 të kuq.

Statistikat e Superiores: më shumë gola, më pak kartonë se sezoni i kaluar
Statistikat e Superiores: më shumë gola, më pak kartonë se sezoni i kaluar

Renditja pas 10 javësh

Pas 10 javësh, Egnatia kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Teuta me 20 dhe Dinamo City me 17 pikë.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha