Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Drejtori i Bayernit flet për kontratën e re të Kane

Drejtori i Bayernit flet për kontratën e re të Kane
Foto: telesport.al

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ka komentuar rinovimin e Harry Kane, kontrata e të cilit pritet të jetë ndër më të lartat në futbollin evropian gjatë tre viteve të ardhshme.

“Tre vite më parë, ai ishte transferimi ynë më i rëndësishëm. Harry ia ka vlerën çdo centi të investuar, në shumë aspekte. Është motori i skuadrës, i bën shokët e tij të luajnë më mirë dhe përbën një shembull edhe jashtë sportit.

Nëse duam të mbetemi një klub tërheqës dhe të konkurrojmë në nivelin më të lartë evropian, duhet të jemi ekonomikisht të fortë. Synojmë të shfrytëzojmë maksimalisht çdo cent që fitojmë, për të qenë sa më të mirë.

Nëse lojtari më i mirë në botë merr një kontratë të nivelit të parë, kjo është krejt logjike. Duam të jemi të qëndrueshëm dhe të veprojmë me përgjegjësi financiare, por njëkohësisht të kemi skuadrën më të mirë dhe të fitojmë. Nuk është e lehtë përballë fuqisë ekonomike të klubeve të tjera, por po ia dalim mjaft mirë”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha