Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

50 Cent tall Diddy-n në ditëlindjen e tij ndërsa ai është i burgosur

50 Cent tall Diddy-n në ditëlindjen e tij ndërsa ai është i burgosur
Foto: lajmifundit.al

Reperi amerikan 50 Cent ka ironizuar sërish rivalin e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, me rastin e ditëlindjes së tij të 57-të. Ai publikoi në Instagram një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku producenti muzikor shfaqet me flokë të thinjura.

“Gëzuar ditëlindjen e 57-të, Diddy. Të uroj edhe shumë të tjera”, shkroi 50 Cent me ironi në postimin e tij, të cilin e shoqëroi me këngën “Happy Birthday” të Stevie Wonder.

50 Cent tall Diddy-n në ditëlindjen e tij ndërsa ai është i burgosur

Diddy në burg

Postimi vjen në një kohë kur Diddy ndodhet duke vuajtur dënimin në burgun federal FCI Allenwood në Pensilvani. Sipas raportimeve, data e lirimit të tij është shtyrë sërish dhe tashmë pritet të dalë nga burgu më 6 shkurt 2028.

Përplasja e vjetër

Përplasjet mes dy reperëve vazhdojnë prej vitesh, por u intensifikuan veçanërisht në vitin 2006, pas publikimit të këngës “The Bomb” nga 50 Cent. Ky i fundit ka vijuar ta ironizojë Diddy-n edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa vitin e kaluar publikoi në Netflix dokumentarin me katër episode “Sean Combs: The Reckoning”, ku trajtohen edhe zhvillimet e fundit në çështjen gjyqësore të producentit.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha