Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Dublin për ndeshjen me Irlandën, një përballje që konsiderohet si “finale” në garën për vendin e dytë në grup.
Takimi Irlandë – Kosovë është caktuar për këtë të martë, me fillim në orën 20:45. Një barazim do t’u mjaftonte “Dardanëve” për ta siguruar matematikisht vendin e dytë, pozicion i nevojshëm edhe për t’u radhitur në vazon e dytë të kualifikueseve për “Euro 2028”.
Mungesat në udhëtim
Në udhëtimin drejt Irlandës, Kosovës i mungojnë Veldin Hoxha, për shkak të kartonit të kuq, dhe Edon Zhegrova, i cili është i lënduar.
Stërvitja e fundit
Pamjet e mbërritjes së futbollistëve në Dublin janë publikuar nga FFK-ja. Në kryeqytetin irlandez, ekipi do të kryejë nesër stërvitjen e fundit përpara takimit të së martës.
Burimi: www.albeu.com









