Pa asnjë problem shëndetësor të mbetur dhe me disa javë larg fushave, Vincent Kompany shpreson të kthehet në aksion me Bayern Munich. Trajneri belg po drejton skuadrën e tij në seancat stërvitore prej dy ditësh.
“Në fakt, duhet të them se jam shumë mirë”, deklaroi trajneri gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që nga kthimi. “I kam kryer të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore”, shtoi Kompany.
Më tej, ai theksoi: “Rezultatet ishin pozitive, duke treguar se nuk ka pasur komplikacione afatgjata. Kam punuar për të rifituar ekuilibrin tim”.
Shkaku i problemit shëndetësor
Sipas Kompany, problemi shëndetësor erdhi si pasojë e një infeksioni që nuk ishte trajtuar plotësisht. “Nuk i kushtova vëmendjen e duhur trupit tim”, vuri në dukje ai.
“Nuk mund ta minimizoj, ishte një tronditje e vërtetë.” Trajneri u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan një irritim të meningjeve, gjë që e detyroi belgun të qëndronte larg për disa javë.
Burimi: telesport.al










