Gjermania triumfoi bindshëm 5-0 ndaj Holandës në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale si kryesuese e grupit. Fitorja e skuadrës së Jürgen Klopp mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Reagimet nga Holanda
“De Telegraaf”: “Holanda u masakrua në Gjermani. Tri ditë pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Greqisë, përfaqësuesja holandeze u kthye ashpër me këmbë në tokë. Kjo është humbja e saj më e rëndë që prej vitit 1959”.
AD: “Një zgjim brutal për Holandën. Pas fitores ndaj Greqisë, erdhi poshtërimi në Berlin. Një disfatë 5-0 plotësisht e merituar”.
Reagimet nga Anglia, Franca, Italia dhe Spanja
“The Guardian”: “Një mbrëmje madhështore për Grudën dhe Wirtz, ndërsa Holanda e dobët u mposht rëndë”.
“L’Equipe”: “Jürgen Klopp e përmbushi misionin e tij të parë”.
“Corriere dello Sport”: “Makineria gjermane e Klopp. Pesë gola ndaj Holandës, puna e trajnerit po jep frytet e para”.
“Marca”: “Gjermania është imponuese dhe mund të bëhet kundërshtare e Spanjës. Jürgen Klopp riktheu rock ‘n’ roll-in në Gjermani”.
Burimi: telesport.al









