Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Monika Lubonja i përgjigjet Primo Shllakut për deklaratën e tij

Monika Lubonja i përgjigjet Primo Shllakut për deklaratën e tij
Foto: topalbaniaradio.com

Aktorja Monika Lubonja ka ripostuar në faqen e saj në Instagram një video të deklaratës së shkrimtarit Primo Shllaku, bërë të shtunën në emisionin “Se luan Topi” të Erjona Rusit.

Marrë shkas nga libri i tij “Pesha e padurueshme e pafajsisë”, ku personazhi kryesor është një djalë i ri që bie në dashuri me një grua të martuar, Shllaku tha se kjo mund t’i ndodhë kujtdo. “Edhe të martuarit kanë shpirt njeri, martesa është kontratë, por nuk është thjeshtë e shpirtit njerëzor”, tha shkrimtari.

Reagimi i Lubonjës

Reagimi i aktores Monika Lubonja ndaj kësaj deklarate tregon se ajo bie dakord me fjalët e Shllakut, se edhe të martuarit kanë të drejtën të dashurojnë jashtë martesës. Reagimi i saj vjen vetëm pak kohë pas publikimit të videove intime nga studioja e kompozitorit Adi Hila, ku vetë Lubonja ishte një nga personazhet që shfaqen në këto video.

Pjesë nga intervista

Erjona: Po thua që edhe të martuarit kanë të drejtë të përjetojnë një dashuri jashtë martese?

Primo: Po patjetër që e kanë, si qenka kjo punë. Ne akoma jemi në kohë të Ballhusë. Askush nuk niset me dalë në rrugë e të thotë: tani do dal e do bie në dashuri me një grua. Njeriu nuk niset kështu. Është përtej qëllimeve tona. Ndihemi që kemi rënë në dashuri dhe pastaj e kemi shumë më pak veten në dorë se sa kishim para se të binim në dashuri.

Opinioni për videot intime

Ndërkaq, i pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se ato janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.

“Populli shqiptar është ende i uritur seksualisht, dhe e vetmja mënyrë për t’i devijuar vëmendjen është t’i hedhësh një copë skandali seksual. Kjo teknikë diversioni, për t’i humbur busullën, siç themi ne në Shkodër, bëhet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon një krizë të madhe kundërshtimi nga ana e publikut. Publiku po thotë: ky në burg, ai në burg, sa mbetet pa hyrë në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëve është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bëhet që t’i hiqet ky popull vëmendjes nga pata-pata? Hidhet një video, dy apo tre, dhe krijohet një vëmendje e re.”

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha