Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Boksieri irlandez Lee Reeves ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

Boksieri irlandez Lee Reeves ndërron jetë në moshën 31-vjeçare
Foto: euronews.al

Boksieri irlandez Lee Reeves ka vdekur në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi lëndime të rënda gjatë një ndeshjeje boksi. Lajmin e bëri publik të martën promotori Queensberry.

Mediat lokale në qytetin e tij të lindjes, Limerick, raportuan se Reeves iu nënshtrua një operacioni pas humbjes me nokaut ndaj Gary Calley, në një ndeshje të kategorisë së peshave të lehta welter, të zhvilluar në Dublin në gusht. Që atëherë, ai ishte në koma të induktuar.

Infeksioni dhe vdekja

Sipas raportimeve, gjatë fundjavës boksieri pësoi një infeksion, që çoi në vdekjen e tij të hënën.

“Të gjithë në Queensberry janë të tronditur nga lajmi për vdekjen e Lee Reeves”, thuhet në deklaratën e promotorit. “Lee ishte një boksier jashtëzakonisht i talentuar, si dhe një model i vërtetë dhe frymëzim për komunitetin e tij”.

Edhe kundërshtari i tij, Gary Calley, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale, duke e përshkruar Reeves si “një njeri me karakter dhe një zotëri”.

“Nuk ka pasur kurrë gjë tjetër veçse dashuri mes nesh, kampion; nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë. Pushoftë në paqe, vëlla”, shkroi ai.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves zhvilloi 18 ndeshje, nga të cilat fitoi 16. Në 11 prej fitoreve, ai triumfoi me nokaut.

Boksieri irlandez Lee Reeves ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha