Cristiano Ronaldo i dha fund karrierës me Portugalinë pas 23 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, mes polemikash për largimin e parakohshëm nga grumbullimi dhe pezullimin e mëvonshëm.
Humbja e parë pa CR7
Ndeshja e parë pa CR7 përfundoi me humbjen e rëndë 4-1 në shtëpi, ndaj Danimarkës. Pas kësaj disfate reagoi edhe nëna e tij, 71-vjeçarja Maria Dolores dos Santos Aveiro, e cila kritikoi mungesën e respektit ndaj të birit.
“Sigurisht që është i trishtuar. E kanë mashtruar. Edhe unë jam e trishtuar”, – deklaroi ajo, duke e cilësuar humbjen ndaj Danimarkës të merituar.
Kritika për mungesën e Ronaldos
Ajo kritikoi gjithashtu faktin që nderimet për Ronaldon u zhvilluan pa praninë e tij. Para ndeshjes, lojtarët portugezë dolën në fushë me emrin dhe numrin 7 të CR7 në fanellat e tyre, ndërsa në minutën e shtatë tifozët e duartrokitën.
I pyetur për deklaratat e saj, trajneri Jorge Jesus u përgjigj: “A duhet të justifikohem edhe para nënës së Cristiano Ronaldos? Është një zonjë që e vlerësoj shumë. Çfarë mund të thotë ajo? Nëna është nënë. I kuptoj deklaratat e saj”.
Më pas shtoi: “Një nënë i mbron gjithmonë fëmijët e saj, deri në vdekje. Këtë duhet ta respektoj”.
Burimi: telesport.al









