Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Egnatia fiton 2-1 ndaj Elbasanit dhe forcon kreun e Superiores

Egnatia fiton 2-1 ndaj Elbasanit dhe forcon kreun e Superiores
Foto: ata.gov.al

Egnatia fiton ndaj Elbasanit

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia ka vijuar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1 në javën e 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, skuadra rrogozhinase kaloi në avantazh me Montenegro, pas një gabimi të portierit të Elbasanit, Totoshi.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Diabate arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë dhe rezultati final

Në pjesën e dytë, Egnatia dyfishoi shifrat me anë të Diabate, ndërsa Elbasani reagoi vetëm tre minuta më vonë, duke ngushtuar diferencën me Tresën.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat deri në fund të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Egnatia siguroi tri pikë të rëndësishme.

Kjo fitore vjen pas suksesit të rrogozhinasve në Conference League dhe i ngjit ata në kuotën e 30 pikëve, në krye të renditjes së Superiores. Ndërkohë, Elbasani mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë.

/gj.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha