Aktorja e ish-banorja e “BBVK”, Gresa Gashi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga qëndrimi i saj në Dubai.
E veshur me një fustan elegant të zi, Gresa ka pozuar pranë shatërvanëve të Dubait, me kullën e famshme Burj Khalifa në sfond, shkruan Indeksonline.
Postimin ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin në anglisht: “Dinner with a side of Burj Khalifa”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj elegante.
Fotografitë kanë marrë edhe reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen e saj.
Burimi: indeksonline.net










