Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Chivu: Dhuruam dy pikë, golat e pësuar janë të shumtë

Chivu: Dhuruam dy pikë, golat e pësuar janë të shumtë
Foto: telesport.al

Cristian Chivu kërkon justifikime pas barazimit 4-4 në Bergamo kundër Atalantës. “Po fitonim 2-0, 3-1 dhe 4-2. Ky është zhgënjimi, sepse menduam se mund ta menaxhonim disi ndeshjen. Sa herë rritëm intensitetin, arritëm të krijonim epërsi prej dy golash. Në fund dështuam në provën e pjekurisë, për shkak të lehtësisë me të cilën i trajtuam situatat.

Atalanta nuhati mungesën e përqendrimit dhe sipërfaqësinë tonë. I përgëzoj kundërshtarët. Ishim më të shkujdesur se zakonisht dhe në fund e paguam. Janë dy pikë të dhuruara. Duhet të nxjerrim mësime dhe të ruajmë nivelin e lartë të përqendrimit në ndeshjet e ardhshme”.

Chivu: Dhuruam dy pikë, golat e pësuar janë të shumtë

Kaosi në fushë

Trajneri zikaltër theksoi se skuadra duhet të përmirësojë qëndrimin në fushë: “Duhet të punojmë për grintën dhe vendosmërinë në momente të caktuara. Në fund pashë shumë kaos, me të gjithë lojtarët të tërhequr poshtë vijës së topit”.

Për zëvendësimet shtoi: “Në krahë po vuanim shumë dhe lejonim krosime tepër të lehta. Gjithçka lidhet me dëshirën për të fituar duelet”. Në fund, Chivu paralajmëroi: “Golat e pësuar janë të shumtë për një skuadër që ka ambicie. Duhet të japim gjithçka deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit”.

Ndeshje e çmendur në Bergamo, Inter digjet në fund. Atalanta merr një barazim spektakolar (video)

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha