Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshueshëm në Kosovë gjatë pesë ditëve të kësaj jave, nga 23 deri më 27 nëntor.
Sipas parashikimit, java do të karakterizohet nga vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe mundësi për reshje bore në zonat malore.
Temperaturat e mesjavës
Temperaturat pritet të shënojnë rënie të theksuar në mesjavë. Të mërkurën, temperaturat minimale do të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë. Të martën dhe të mërkurën në mëngjes parashihen edhe ngrica dhe mjegull në disa zona të vendit.
Rritja graduale nga e enjtja
Sipas IHMK-së, nga e enjtja temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale nga 0 deri në 5 gradë dhe maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius. Moti do të mbetet kryesisht i vrenjtur, me kushte për reshje shiu.
Instituti ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të ndikojnë në kulturat bujqësore të ndjeshme, ndërsa mjegulla dhe ndryshimet e kushteve atmosferike mund të shkaktojnë shqetësime te personat meteorosensitivë dhe ata me sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator. /Gazeta Express
Burimi: www.gazetaexpress.com










