Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Aksident fatal në Durrës: 26-vjeçarja përplas këmbësorin e moshuar

Aksident fatal në Durrës: 26-vjeçarja përplas këmbësorin e moshuar
Foto: shqiptarja.com

Një automjet me drejtuese një 26-vjeçare ka aksidentuar një këmbësor 81-vjeç në lagjen nr. 14 në Durrës. Ai ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik në lagjen nr. 14 të Durrësit.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha