Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Fermin Lopez shënon golin e barazimit me një goditje të mrekullueshme

Fermin Lopez shënon golin e barazimit me një goditje të mrekullueshme
Foto: reporteri.al

Fermin Lopez ka barazuar rezultatin në përmbyllje të pjesës së parë në ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona, e vlefshme për La Liga.

Lopez shënoi me një goditje të fuqishme brenda 16-metërshit, të paarritshme për dorezat e sllovenit Jan Oblak, sipas Insajderit.

Mesfushori ofanziv shënoi në minutën e 45′ të ndeshjes, ndërsa në minutat e fundit iniciativa kishte kaluar te blaugranët.

Golin e parë e shënoi Giuliano Simeone në minutën e 10-të, pas asistimit të Julian Alvarez.

Rezultati aktual i ndeshjes është 1-1. /Insajderi.org/

🚨🇪🇸 FERMIN LOPEZ EQUALIZES FOR BARCELONA!

Atlético Madrid 1-1 Barcelona. https://t.co/xddeqf4BO2

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 8, 2026

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha